Zyrtarët ukrainas: Nëse rimarrim Krimenë do të çmontojmë urën 12 milje drejt Rusisë, do të dëbojmë qytetarët që u shpërngulën…

Apr 2, 2023 | 20:35
SHPËRNDAJE

Zyrtarët ukrainas, sipas mediave të huaja, kanë thënë se do të çmontojnë një urë prej 12 miljesh që bashkon Krimenë me Rusinë nëse ata rimarrin gadishullin.

lcimg-112de100-93a3-4996-b124-d2dfa45764cd (1)

“Ukrainasit që kanë punuar për administratën e emëruar nga Moska mund të ndiqen penalisht”, tha Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes të Ukrainës.

“Qytetarët rusë që u shpërngulën në Krime pas vitit 2014 do të dëbohen”, tha Danilov në planet e publikuara, ndërsa ushtria përgatitet për një kundërofensivë pranverore.

Në përgjigje, kreu i Sevastopolit i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha: “Do të ishte e gabuar të trajtoheshin seriozisht komentet e njerëzve të sëmurë”.

Ai i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass: “Ata duhet të kurohen, dhe kjo është ajo që ushtria jonë po bën tani”.

Ura, e cila është më e madhja në Evropë, u dëmtua nga një kamion bombë në tetor, megjithëse Ukraina nuk mori përgjegjësinë.

Rusia që atëherë ka riparuar urën dhe ka rivendosur rrjedhën e furnizimeve ushtarake në Krime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura