Zyrtare/ Tiago Mota refuzon rinovimin me Bolonjën, firma me Juventusin mbetet çështje kohe

May 23, 2024 | 13:57
SHPËRNDAJE

Nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, Bolonja njoftoi ndarjen me trajnerin Tiago Mota, siç edhe pritej për shkak se është raportuar shumë herë javët e fundit. Trajneri largohet pasi solli skuadrën e Bolonjës deri në Ligën e Kampionëve, një rezultat historik për këtë ekip.

TIAGO-MOTA1

Njoftimi i klubit:

“Këtë mëngjes Tiago Mota i komunikoi klubit qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën me Bolonja FC 1909. Duke marrë parasysh vendimin, klubi falënderon trajnerin për punën e jashtëzakonshme të bërë dhe i uron atij fat të mirë për pjesën tjetër të karrierës së tij”.

Deklarata e presidentin Xhoi Saputo:

“Në këto dy vite kam takuar një trajner të përgatitur dhe fitues, i cili i ka dhënë skuadrës një identitet të shkëlqyer loje. Arritja e kualifikimit në Ligën e Kampionëve e shënon atë dhe të gjithë lojtarët në historinë e klubit tonë, do të kisha dashur që ai të qëndronte në Bolonja, por mund ta falënderoj atë dhe stafin e tij për këto sezone të mrekullueshme dhe t’i uroj atij më të mirën.”

Gjithashtu zërat e kalimit të tij te skuadra e Juventusit sa vijnë edhe shtohen. Tani, duket më e arritshme se kurrë, duke qenë se italiani nuk pranoj rinovimin e kontratës, me klubin që e çoi deri në Ligën e Kampioneve. Zyrtarizimi me klubin torinez mund të jetë çështje ditësh ose edhe orësh. Siç raporton edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano, palët kanë vetëm të shqyrtojnë disa gjëra formale dhe çdo që do të jetë e kryer, duke e bërë Tiago Motën trajnerin e ardhshëm e ekipi bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura