“Zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë, janë përfshirë në tendera”- Agron Duka: Përballë PS-së që kërkon mandatin e katërt qëndron një opozitë që s’lë vend për t’u krenuar

Apr 20, 2024 | 10:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka gjatë Asamblesë Zgjedhore është shprehur se zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë dhe janë përfshirë në tendera.

agron-duka paa

Kreu i PAA deklaroi se kjo ka shkatërruar konkurrencën e lirë, ekonominë e tregut dhe sipas tij, e ka bërë ekonominë në monopol të kontrolluar nga një grusht njerëzish, “shpesh në partneritet edhe me krimin”.

Ai theksoi se teksa mazhoranca kërkon mandatin e katërt, përballë saj qëndron një opozitë që nuk le shumë vend për t’u krenuar.

“Opozita humbi 3 vite duke u përçarë, e ndarë në disa grupe ku rivaliteti dhe agresiviteti brenda PD-së ia kaloi atij në maxhorancën qeverisëse, duke marrë madje trajtën e një armiqësie të vërtetë dhe personale”, u shpreh Agron Duka.

Agron Duka: Në Tiranë e Shkodër kishim rezultate zhgënjyese ku nuk morëm asnjë këshilltar. Puna duhet të nisë që tani për rezultate të mira.

Shqipëria në një situatë të keqe, korrupsioni është rrezik për shoqërinë dhe ekonominë. Zyrtarë të lartë janë shndërruar në biznesmenë janë bërë pjesëmarrës në tendera, kjo ka shkatërruar konkurrencën e lirë, ekonominë e tregut, e ka bërë ekonominë në monopol të kontrolluar nga një grusht njerëzish, shpesh në partneritet edhe me krimin.

Maxhoranca parlamentare voton në mënyrë të verbër çdo projektligj që vjen edhe kur ata vetë janë të bindur se është në dëm të interesit të vendit dhe shoqërisë. Një maxhorancë nuk ka marrë në konsideratë asnjë pr.ligj të propozuar nga opozita.

Është shtuar presioni ndaj opozitës dhe është rritur kontrolli mbi mediat.

Shpresa ka mbetur tek manipulimi i publikut, e keni parë se si çdo mëngjes ministra, drejtorë dhe nënpunës të administratës shpërndajnë në rrjetet sociale foto e lëndina, kodra e lumenj. Përballë maxhorancës që kërkon mandatin e katërt qëndron një opozitë që nuk le shumë vend për t’u krenuar. Opozita humbi 3 vite duke u përçarë, e ndarë në disa grupe ku rivaliteti dhe agresiviteti brenda PD-së ia kaloi atij në maxhorancën qeverisëse, duke marrë madje trajtën e një armiqësie të vërtetë dhe personale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura