ZYRTARE/ Shok skuadre me Marselon dhe Hames Rodriguez, futbollisti shqiptar transferohet tek… Olimpiakos

Jan 31, 2023 | 23:38
SHPËRNDAJE

Tashmë është zyrtare, shqiptari i Kosovës, Zymer Bytyqi, ka bërë lëvizje të madhe në karrierë. Teksa nga skuadra turke Koniaspor ka kaluar te gjiganti grek, Olimpiakos, ku do të jetë shok skuadre me Marselon dhe Hames Rodriguez.  Transferimi i Bytyqit është zyrtarizuar të martën mbrëma nga klubi kampion grek. 26-vjeçari është i lindur në Belgjikë. Ai është rritur në Norvegji, ku edhe është zhvilluar si lojtar.

zymeri2

Në fillim të vitit 2021, Bytyqi iu bashkua Koniasporit ku është aktivizuar me plot sukses. Këtë edicion ka luajtur në 19 ndeshje në elitën turke, ndërsa ka regjistruar 2 asistime. Në Superligën e Turqisë ai ka luajtur 75 ndeshje, ndërsa ka dhjetë gola e 14 asistime. Ndërsa me fanellën e  Kosovës  ka 16 paraqitje e një gol.

Për sa i përket Olimpiakosit, gjiganti grek është i katërti momentalisht në Superligën e Greqisë. Bardhekuqtë luftojnë për titull me AEK-un, Panathinaikosin e PAOK-un.

Olympiakosi ka 47 tituj të Greqisë, që është rekord si 28 kupa të Greqisë, që po ashtu është rekord. Skuadra e re e Byqytit ka fituar tre titujt e fundit të kampionit në Greqi. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe 2 futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, Andrea Ndoi dhe Pajtim Kasami.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura