Zyrtare/ Juventusi shkarkon Masimiliano Alegrin: Sjellje që bien ndesh me vlerat e klubit

May 17, 2024 | 17:51
SHPËRNDAJE

Massimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Dy ditë pas fitores së Kupës së Italisë ndaj Atalantës, klubi i Juventusit zgjodhi t’i japë fund marrëdhënies me trajnerin toskan.

alegri111

Shkaqet për këtë gjë duket të jenë sjelljet jo etike të italianit pas ndeshjes me Atalanten.

“Juventusi komunikon se ka shkarkuar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë të meshkujve Masimiliano Alegrin. Shkarkimi vjen si pasojë e disa sjelljeve të kryera gjatë dhe pas finales së Kupës së Italisë, që klubi ka cilësuar si në mospërputhje me vlerat e Juventusit dhe me sjelljen që duhet të mbajë kush e përfaqëson.

Përmbyllet një periudhë bashkëpunimi e nisur në 2014, e rinisur në 2021 dhe e mbyllur pas tre sezoneve të fundit bashkë, me një finale të Kupës së Italisë. Klubi i uron Masimiliano Alegrit fat në projektet e tij në të ardhmen”, shkruhej në komunikatën e klubit italian.

Tashmë pritet emri i trajnerit që do të marrë drejtimin e bardhezinjve në dy javët e fundit, me Paolo Monteron i cili mund të gradohet përkohësisht nga drejtimi i ekipit U19. Sa i përket të ardhmes, prej kohësh flitet se Juventusi ka një akord me Tiago Motën, për t’i besuar këtij të fundit drejtimin e ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura