ZYRTARE/ Ishte pjesë e Shqipërisë në Euro 2016, trajneri italian prezantohet te skuadra e re

Jun 18, 2021 | 11:12
SHPËRNDAJE

Paolo Tramezani është zyrtarizuar te skuadra e re, teksa do të vazhdojë karrierën e tij si trajner në Arabinë Saudite, te klubi i Al Faisaly. Këta të fundit nëpërmjet faqes zyrtare, kanë njoftuar se drejtimi i skuadrës i është besuar teknikut italian.

gettyimages-539550912-594x594

Tramezani ka firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. 50-vjeçari do të ketë kundërshtar trajnerin shqiptar, Besnik Hasi, i cili vetëm pak ditë më parë mori drejtimin e skuadrës Al Raed, e cila militon në të njëjtin kampionat me Al Faisaly.

Kujtojmë se Tramezani ishte asistent i trajnerit Xhani De Biasi te Shqipëria, nga viti 2011 deri në vitin 2016, teksa ishte edhe në Euro 2016 me Kombëtaren kuqezi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura