Zjarri në Fier, Prefekti: Flakët u riaktivizuan nga era. E pamundur ndërhyrja për shkak të pyllit të dendur, nuk rrezikohen zonat e banuara

Sep 27, 2023 | 18:43
SHPËRNDAJE

Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj i pranishëm pranë vatrës së riaktivizuar të zjarrit në Pishporo, ka pohuar se situata në zonë është e vështirë pasi është e pamundur nderhyrja në zonën e dendur të pyllit.

zjarr

Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se kanë marrë ndihmë nga forcat zjarrfikëse të bashkive të tjera, ndërsa ka theksuar më tej, se zjarri fatmirësisht ndodhet larg zonave të banuara, duke mos rrezikuar dëme në banesa apo jetë njerëzish.

“Sot kemi pasur një riaktivizim të vatrës së zjarrit. Kemi aktivizuar fillimisht kapacitet e bashkisë Fier dhe kemi ekipet zjarrfikëse dhe efektivë të AKZM-së. Me vonë zjarri ka marrë përmasa të mëdha për shkak të erës. Zjarri është futur ne një zonë pyjore të dendur, të shkallëzuar, me bimësi me shkurre dhe pisha. Aktualisht kemi kërkuar kapacitetet të tjera nga bashkitë e tjera. Kemi mundësuar mjete zjarrfikëse nga bashkia Lushnje, Roskovec, Divjakë. Kemi shtuar dy mjete autobote për furnizimin me ujë.

Këtu jemi duket monitoruar situatën, pasi e kemi të pamundur të ndërhyjmë për shkak se pylli është shumë i dendur. Do të konsiderojmë në vijim edhe ndërhyrjen e forcave të armatosura në varësi të situatës.

Jemi në një zonë që është larg zonave të banuara dhe nuk kemi rrezik për prekjen e banesave apo banorëve”, deklaroi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura