Zjarr në një bllok banesash në Spanjë, raportohet për 4 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar e të zhdukur

Feb 23, 2024 | 8:33
SHPËRNDAJE

 

Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një zjarr i madh përfshiu dy ndërtesa banimi në Valencia në Spanjën lindore.

zjarr spanje

Zyrtarët thonë se 19 persona të tjerë janë të zhdukur dhe të paktën 13 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës, kanë pësuar djegie, fraktura dhe thithje tymi.

Ndihmës drejtori i shërbimeve të urgjencës në Valencia, Jorge Suarez, u tha gazetarëve se disa orë pas fillimit të zjarrit, zjarrfikësit po përpiqeshin të ftohnin pjesën e jashtme të ndërtesës përpara se të të hynin brenda.

Zjarri filloi herët në mbrëmjen e së enjtes dhe u përhap nga një bllok banesash në një ndërtesë më të vogël ngjitur, tha agjencia spanjolle e lajmeve EFE.

zjarr

Tymi i zi i dendur u derdh nga ndërtesat dhe disa banorë u detyruan të shpëtoheshin nga ballkonet e tyre.

Agjencia spanjolle e motit tha se kishte erëra me shpejtësi 64 km/h në atë kohë, gjë që mund të ketë ndihmuar që zjarri të përhapet më shpejt.

Aktualisht është e paqartë se si filloi flakët.

skynews-fire-valencia_6465753 skynews-fire-valencia_6465754

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura