Zjarr në një banesë në Lezhë, dyshohet se shkak ka qenë një bombol gazi! Ja çfarë raportohet

Sep 19, 2023 | 20:36
SHPËRNDAJE

Një banesë në fshatin Mylte në Lezhë është përfshirë nga Flakët gjatë mbrëmjes së sotme.

1675754113_Zjarrnebanese1024x576
Foto ilustruese

Sipas burimeve për News 24, bëhet me dije se familjarët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e zjarrit.

Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë një bombol gazi.

Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura