Zhurma e fuqishme si shpërthim alarmoi banorët në Washington DC, autoritetet: U shkaktua nga një avion, i cili…

Jun 4, 2023 | 22:46
SHPËRNDAJE

Një stërvitje e autorizuar ushtarake shkaktoi një zhurmë të fortë ‘shpërthimi’ në zonën e Uashington DC që tronditi shtëpitë dhe shkaktoi panik të gjerë.

pentagon

Autoritetet thonë zhurma që ndodhi rreth orës 15:30 të se së dielës ishte thjesht një avion luftarak F-16 që thyente barrierën e zërit gjatë stërvitjeve ushtarake mbi Gjirin Chesapeake.

Stërvitjet me sa duket ishin rutinë dhe nuk ishin rezultat i ndonjë emergjence ushtarake, shkruan dailymail.

Në të njëjtën kohë, Administrata Federale e Aviacionit thotë se një avion Cessna u rrëzua në një rajon malor të Virxhinias.

Avioni u ngrit nga Elizabethton, Tennessee dhe ishte rrugës për në Long Island Nju Jork. Është e paqartë nëse të dy rastet ishin të lidhura me njëra tjetrën.

Por tingulli i lartë i dëgjuar për kilometra të tëra trembi disa përdorues të mediave sociale të cilët thanë se u tronditi shtëpitë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura