Zhdukja e 3-vjeçarit/ Gjykata e Durrësit cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për gjyshin dhe kunatin e tij

Apr 19, 2024 | 14:52
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme (19 prill), në Gjykatën e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për gjyshin dhe kunatin, të arrestuar për zhdukjen e nipit 3-vjeçar.

DUUU

Shtetasit të cilët u arrestuan një ditë më parë janë Rexhep Gjuni dhe Arben Salaj, ndërsa në kërkim janë shpallur Bahrie Gjuni dhe Flamur Salaj.

Kujtojmë që gjyshërit kanë marrë nipin e tyre 3-vjeçar, vendndodhja e të cilit nuk dihen ende, bashkë me gjyshen.

Në polici, gjyshi i nipit është shprehur se nuk do të nxjerrë asnjë fjalë nga goja.

LEXO EDHE: Nëna akuzoi vjehrrit se i morën fëmijën dhe nuk ia kthyen më! Policia: 3-vjeçari s’është gjetur ende

Ka qenë nëna e 3-vjeçarit, Ille Gjuni, bashkëshorti i së cilës ka humbur jetë në një aksident me makinë rreth 1 vit më parë, e cila ka denoncuar vjehrrit e saj në policinë e Durrësit, duke i akuzuar se i kanë marrë të birin dhe refuzojnë që t’ia kthejnë.

Njoftimi i policisë:

Kërkimet dhe veprimet e thelluara hetimore për rastin, po kryhen nga Policia e Durrësit, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has.

Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura