Zgjedhjet vendore/ PS dorëzon listat e kandidatëve për këshillat, zbardhen emrat në bashkitë Kamëz, Lezhë, Lushnje, Peqin dhe Korçë

Mar 27, 2023 | 18:06
SHPËRNDAJE

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka publikuar listat e kandidatëve të PS-së për këshillat bashkiak në disa qytete të vendit. Komisioni bën të ditur se në KQZ depozitohen listat vetëm për bashkitë që kanë më shumë se 1 KZAZ, ndërsa ato që kanë vetëm një, dorëzohen në KZAZ-në përkatëse.

zgjedhjet25prill

Në Kamëz është kryebashkiaku Erion Veliaj që ka firmosur listën me 42 emra për këshilltarë bashkiakë.

 KAMEZ – PS LISTA PER KESHILLAT BASHKIAKE

Ministri Niko Peleshi, në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Korçës ka firmosur listën me 42 emra për këshillin bashkiak të qytetit.

 KORCE – PS LISTA E KESHILLIT BASHKIAK

Nga ana tjetër, në Lushnje Taulant Balla ka firmosur listën me 43 emra. Siç shihet nga dokumenti i siguruar, duket se PS ka bërë një gabim në listimin e kandidatëve, e më pas i ka fshirë emrat me stilolaps.

 LUSHNJE – PS LISTA PER KESHILLIN BASHKIAK

Për bashkinë e Peqinit ka firmosur Damian Gjiknuri, një listë prej 22 emrash.

PEQIN – PS LISTA E KESHILLIT BASHKIAK

Ndërsa për Bashkinë e Lezhës ka firmosur ministri Ulsi Manja, një listë prej 42 emrash.

LEZHE – PS LISTA PER KESHILLIN BASHKIAK

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura