Zgjedhjet vendore/ Koalicioni mes LZHK dhe Bindjes Demokratike dorëzon listat e kandidatëve të për këshillat bashkiakë në të gjithë vendin

Mar 27, 2023 | 18:13
SHPËRNDAJE

Lëvizja për Zhvillimin Kombëtar dhe Bindja Demokratike kanë dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për Këshillat Bashkiak.

lzhk-bindjademokratike

Panorama TV mëson se LZHK dhe BD të cilët janë në koalicion, kanë dorëzuar listat për 61 bashkitë e vendit.

Edhe më herët, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka bërë të ditur se do të dalin me kandidatë të përbashkët për këshillat bashkiakë.

Përsa i përket garës për kryetarë bashkie, Shehi ka deklaruar se do të nxjerrë vetëm disa kandidatë në disa zona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura