Zgjedhjet në Kukës, KQZ nis testimet e para për identifikimin elektronik të votuesve

Sep 19, 2023 | 12:27
SHPËRNDAJE

Kanë nisur pranë KQZ-së testimet e para për identifikimin e elektronik te zgjedhesve që do të përdoret për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Kukësit.

Në lidhje me eksperiencën e muajve më parë, procesi i votimit hasi disa problematika në lidhje me mosfunksionimin e pajisjeve apo dhe identifikimin biometrik.

Edhe pasi kuksianët e votuan më 14 Maj kryebashkiakun e tyre, më 24 Shtator do të bëhen sërish votime në këtë bashki.

Këto zgjedhje të parakohshme vijnë pas skandalit të publikuar ku përfshihej kryetari i kësaj bashkie, Safet Gjici.

Në garë do të jenë, kandidati i mazhorancës, Albert Halilaj, ish-prefekt i qarkut të Kukësit, dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura