Zgjedhjet e 14 majit/ Kreu i PDIU-së: Kemi dalë në 3-4 bashki! Ja arsyet pse zgjodhëm të garojmë si forcë e vetme politike, me PS-në…

Jan 30, 2023 | 15:45
SHPËRNDAJE

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka treguar arsyet se pse forca e tij politike do të garojë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit.

idrizi

Në një intervistë për Neës24, ai tha PDIU i ka të gjitha mundësitë dhe peshën specifike për ta provuar dhe për të garuar më vete.

Ai tha se nuk ka qenë çështje ofertash, por shtoi se është e vështirë që të zgjedhësh të rreshtohesh me një nga dy grupimet brenda Partisë Demokratike.

Por nga ana tjetër, Idrizi thotë se nuk do të dalë as me Partinë Socialiste, pasi nuk sheh asnjë mundësi raporti me ta.

Idrizi: Besoj se është vonë të flasim për oferta sepse kemi rreth dy muaj që kemi marrë vendimin që do të dalim të vetëm në këto zgjedhje. Nuk ka qenë një çështje ofertash më, sepse do të ishte e vështirë që ne të rreshtohemi me një nga dy pjesën e PD, sepse që në krye të herës unë nuk jam prononcuar për problemin brenda PD… PDIU ka të gjitha mundësit dhe peshën specifike për ta provuar dhe për të garuar më vete.

Më bëri çudi që Himarën ia kanë lënë një partie minoritare, sepse dihet që Himara nuk është minoritet. Është njësoj sikur ca të minoritetit të paraqiteshin në Kukës dhe të kërkonin këtë diskriminimin pozitiv.

Vendimi i PDIU për të dalë vetëm në zgjedhje është vendimi më i drejtë. Janë disa arsye pse vendosëm të dalim vetëm. Kur themi që do dalim vetëm, sigurisht as me PS. Është e vështirë të shohim ndonjë raport me PS. PDIU gjithmonë ka qenë parti e katërt dhe ka qenë shumë e qartë ku ka qenë pesha e saj specifike. Dalja më vete sigurisht që do na bëjë mirë.

Ne kemi garuar në disa bashki dhe në të kaluarën dhe sigurisht që po matim disa nga arsyetimet që në disa nga bashkitë të nxjerrim kandidatë. Ne kemi dalë në 3-4 bashki, pak a shumë dihen. Në momentin që fronti opozitar nuk është i bashkuar, sigurisht që po shohim dhe mundësi dhe alternativa të tjera. Qytetarët kanë mundësi të shohin dhe oferta të tjera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura