Zgjedhjet e 14 Majit, Berisha: Nuk do regjistrohemi me logon e Partisë së Lirisë, kemi vendimin e gjykatës. Nëse na pengojnë, e zgjidhim me revolucion

Feb 2, 2023 | 22:41
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nuk do të regjistrohen në zgjedhjet e 14 Majit me logon e Partisë së Lirisë, ashtu sikurse ndodhi më 6 Mars.

Krejt Postimet-800-0-62ee2ad254a8b

“Absolutisht jo. Do hyjmë me logon PD. Kemi vendimin e gjykatës. Koalicioni Shtëpia e Lirisë është bërë se nuk kishte vendim gjykate.

Ajo skemë është aplikuar vetëm atëherë. Pas vendimit të gjykatës kemi të bëjmë vetëm me një person dhe një armik që kërkon në emër të urrejtjes atërore”, tha Berisha.

Ai u shpreh se në rast se do të pengohen nga qeveria, opozita ka një revolucion në zhvillim. “Ka një revolucion në zhvillim. Ato se çfarë do bëjmë janë çështje të revolucionit. Do bëjmë zgjedhje me çdo kusht. Protesta, revolta, mosbindje civile

Tirana në rrugë. Shqipëria marshon drejt Tiranës. Është betejë jetike për pluralizmin. Duhet të shpëtojmë pluralizmin. ”, u shpreh ai në Tv Klan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura