Zëvendësimi i Gjeneralit ‘Armagedon’, analisti ushtarak: Tregon se po krijohen ‘çarje’ për Putinin, presidenti rus nuk është në gjendje të mbrojë bashkëatdhetarët e tij

Aug 23, 2023 | 17:16
SHPËRNDAJE

Rusia njoftoi sot se gjenerali Sergei Surovikin, i njohur edhe si “Amargedoni” është zëvendësuar si kreu i forcave të hapësirës ajrore ruse.

127049095_855cd2a6fc20866852e7af67d687a2e9be6e4146

“Kjo është dita e gjashtë me radhë që territori rus është nën sulm nga forcat ukrainase’, tha për Sky News analisti ushtarak Sean Bell.

“Prioriteti numër një i Putinit është të mbrojë bashkatdhetarët e tij dhe kjo është dëshmi se ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë për momentin,” tha ai.

Gjeneral-koloneli Viktor Afzalov u shpall sot si zëvendësuesi i gjeneralit Surovikin, i cili u “zhduk” pas grushtit të shtetit të dështuar të Grupit Ëagner në qershor.

Ai shtoi se ky është një shembull që në komandën e presidentit Putin po krijohen disa çarje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura