Zelensky viziton qytetin e rimarrë gjatë kundërofensivës ditët e fundit, zotohet para kombit: Do t’i çlirojmë të gjitha zonat e pushtuara

Sep 14, 2022 | 19:29
SHPËRNDAJE

Presidenti Volodymyr Zelensky ka vizituar këtë të mërkurë e Izyumit, të rimarrë nga forcat ruse gjatë kundërofensivës të këtij fillim shtatori.

zelensky

Gjatë vizitës së tij, Zelensky falënderoi trupat që morën pjesë në kundërsulmin kundër pushtuesve rusë.

Ai mbikëqyri një ceremoni të ngritjes së flamurit dhe tha se flamuri ukrainas do të kthehet në çdo qytet dhe fshat të vendit.

Zyrtarët ukrainas thonë se ata po synojnë qytete në rajonin lindor të Donbasit, pasi kanë arritur një seri përfitimesh në një kundërofensivë të shpejtë.

Ditët e fundit, ushtria e Ukrainës ka rimarrë pjesë të territorit të pushtuar, duke i detyruar trupat ruse të tërhiqen.

Në një fjalim në mbrëmje vonë të martën, Zelensky tha se forcat e tij po forconin kontrollin e tyre mbi 8,000 km katrorë të territorit të rimarrë në rajonin e Kharkiv.

Të enjten e kaluar, presidenti Zelensky tha se forcat ukrainase kishin rimarrë 1000 km katrorë. Deri të dielën, kjo shifër e deklaruar ishte trefishuar në 3,000 km katrore, përpara se të rritej përsëri në 6,000 km katrore.

Ai u zotua të rimarrë të gjithë territorin ukrainas të pushtuar ende nga forcat ruse. Ndërkohë, sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, ushtria ruse po vendos të ashtuquajturat trupa barriere në Ukrainë për të parandaluar ikjen e njësive të veta.

Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes thanë se sipas bisedave të përgjuara, “paniku” dhe “refuzimet për të luftuar” po ndodhin midis trupave ruse.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura