Zelensky: Nuk kam marrë propozim paqeje nga presidenti kinez

Mar 25, 2023 | 16:25
SHPËRNDAJE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se nuk ka marrë një propozim për të ndërmjetësuar paqen midis Ukrainës dhe Rusisë nga Kina.

zelensky-xi-jinpingSipas mediave të huaja, në një intervistë për Japan News, Zelensky tha “nuk kam marrë një propozim nga Kina për të ndërmjetësuar. Nuk kam marrë propozim për t’u takuar”.

Zelensky shprehu gjithashtu skepticizëm për propozimin 12-pikësh të Kinës që bën thirrje për një armëpushim dhe negociata paqeje, duke thënë se “respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial” duhet të jetë i pari.

Kina deri më tani ka refuzuar të dënojë agresionin e Rusisë.

Plani 12-pikësh i Pekinit u kërkon të gjitha palëve të respektojnë sovranitetin e të gjitha kombeve, të mbrojnë objektet bërthamore, të lehtësojnë eksportet e grurit dhe të mbrojnë civilët dhe të burgosurit e luftës.

Megjithatë, propozimi bën thirrje gjithashtu për braktisjen e “mentalitetit të Luftës së Ftohtë” dhe “ndalimin e sanksioneve të njëanshme”, retorikë e përdorur shpesh nga Pekini për të kritikuar përgjigjen e Perëndimit ndaj luftës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura