Zbulohet organizatori i plagosjes së Selës dhe Zaevit në Kuvendin e Maqedonisë (VIDEO)

Sep 29, 2017 | 22:19
SHPËRNDAJE

Gjykata penale caktoi paraburgim 30 ditor për Igor Jug-un. Ai jo vetëm që ka qenë pjesëmarrës i turmës e cila në mënyrë të dhunshme hyri në Kuvend më 27 prill, por gjithashtu ka qenë edhe udhëheqës i saj.

“Gjykatësi në procedurë paraprake pas deklaratës së personit në lidhje me propozimin dhe vlerësimin e fakteve dhe provave të paraqitura në propozimin e prokurorisë, është sjellë vendim me të cilin pranohet propozimi dhe caktohet masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditëve”, tha Gjykata Themelore Shkup 1. Pasi i skadoi paraburgimi i mëparshëm 8 ditor, ai mëngjesin e sotëm u dërgua para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Në propozimin e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, siç thonë nga prokuroria, ekzistojnë tre baza për dyshim edhe atë rrezik nga arratisja, përsëritja e veprës penale dhe pengim i procedurës hetimore. Me këtë ende po vazhdon procedura hetimore për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend. Deri më tani në gjykatë është proceduar vetëm një vendim gjyqësor, përkatësisht, dënime me kusht për 9 të akuzuar”. Prokuroria gjithashtu ka siguruar edhe prova të reja.

“Propozimi është dorëzuar pasi që nga provat e siguruara deri më tani nga ana e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup, është zbuluar se përveç për veprën penale: posedim, ndërmjetësim dhe tregtim me armë dhe materiale shpërthyese, ekziston dyshim bazë se i dyshuari ka ndërmarrë rolin e udhëheqësit të turmës në ndodhitë e 27 prill të këtij viti, në Kuvendin e R. Maqedonisë”, nga Prokuroria Themelore Publike. Përveç vendimit gjyqësor, deri më tani është ngritur edhe një akuzë për sulmuesin e ministres për mbrojtje, Radmilla Sheqerinska. Në paraburgim janë edhe baba e bir të cilët dyshohen për tentim për vrasje të deputetit Zijadin Sela por tani më tani ende nuk ka akuzë për këtë rast./TV21

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura