Zbulohet biografia e rrallë për jetën sekrete të ish-diktatorit! Kush ishte Luiza, e dashura franceze që lidhi Enver Hoxhën me komunistët: I pëlqenin dhe…

Dec 2, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Enver Hoxha Sulltani Kuq-I-pelqenin-meshkujt-Luiza-Edashura-francezeGazeta Panorama.al publikon në numrin e sotëm një biografi të rrallë për Enver Hoxhën  e përkthyer nga libri i autorit francez me origjinë hungareze, Thomas Schreiber. Një rrëfim për diktatorin shqiptar nga lindja në vdekje, i shkruar duke përballur faktet e dëshmitë, por edhe ironinë.

Enver Hoxha – sulltani i kuq” është biografia e ish-udhëheqësit komunist që u botua në vitin 1994 nga Schreiber, gazetar, publicist, diplomat dhe specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, në veçanti për Shqipërinë. Autori është gjithashtu gazetari i parë francez që ka vizituar vendin tonë në vitin 1981, por në vepër nuk përfshin përshtypjet e tij personale. Ai merret vetëm me zbërthimin e karakterit të “sulltanit të kuq”, Enver Hoxha, duke iu referuar tregimeve të vjetra të bashkëkohësve të diktatorit, dokumentacioneve, letërkëmbimeve, medias, librave etj., të cilat i shtjellon me anë të bibliografisë, veçmas, në fund të librit.

(VIJON NGA NUMRI I KALUAR, LEXO KETU)

Në këtë mori faktesh, me shumë interes shfaqet ajo që deri më tani ka qenë pjesa më e errët sa i përket jetës së Enver Hoxhës; tri vitet e studimit në Monpelje (Montpellier). Për herë të parë zbardhet me detaje udhëtimi i tij nga Shqipëria drejt Francës, frikërat dhe guximi, armiqësitë dhe aleancat, varfëria dhe instinkti i mbijetesës, por edhe historitë rozë atje.

Lidhja sentimentale e përfolur me një vajzë me emrin Luiza, por më së shumti argëtimet me djemtë gjatë natës, ashtu siç i pëlqenin Enver Hoxhës; muskulozë dhe biondë. Rrëfimi vjen i thjeshtë, duke përdorur kohën e tashme, ndërsa në shumë episode autori lë pa shpjeguar “moralin e fabulës”, duke ia lënë interpretimin në dorë vetë lexuesit, sipas dëshirës.

(Pjesë nga libri “Enver Hoxha – Sulltani i kuq” i autorit Thomas Schreiber)

***

Objektivi i Enver Hoxhës ishte të nisej në Francë. Sipas një zakoni të vjetër, Enveri merr me vete disa ëmbëlsira dhe llokume për t’ia çuar motrës së madhe, Fahrijes, refugjate politike në Itali, së bashku me të shoqin.  5 shtator 1930, Porti i Durrësit. Në mbrëmje niset me një anije italiane me destinacion Barin dhe ndalesa e parë është Monpelieja. Enveri e kalon mbrëmjen mbi urë, momente të paharrueshme për të riun larg familjes dhe atdheut, në rrugë drejt së panjohurës. Në mëngjes, në platformën e Portit të Barit e pret e motra me të afërm të tjerë. I prekur ai zbulon pjesën tjetër të familjes në tokë të huaj. Si mund të imagjinohej se vite më vonë ai do të vriste kunatin e tij, Bahri Omarin. Pas një qëndrimi të shkurtër në Bari, Hoxha vazhdon udhëtimin e tij. Stacioni i Montpeljesë iu duk si një monument futurist i Italisë fashiste, atij i dukej modeste, e qetë, pak e ndriçuar dhe intime. Natën e parë e kaloi te hotel “Terminus”.

Mëngjesin e parë e provoi në tarracën e një pijetoreje para një kruasani, për të cilin kishte dëgjuar të flitej shumë në Shqipëri. Më pas, Enveri u nis drejt qytetit, ku do të qëndronte përgjatë tri viteve. Në kërkim të Fakultetit të Shkencave, ai përshkon Sheshin e Komedisë dhe gjen galerinë “Lafayette”. Duke ndjekur këshillat e shërbyeses së re të hotelit, Enveri kalon në rrugën ku shtëpitë ishin të vendosura njëra mbi tjetrën, rrugë që i kujtonin Gjirokastrën. Pasi gjeti godinën universitare, Enveri kërkoi menjëherë sekretarinë. Studentët në radhë presin të regjistrohen. Para tij qëndron në radhë një djalë biond, simpatik, me të cilin hyn menjëherë në bisedë.

Tjetri i thotë se është shumë i gëzuar që ka njohur një person që rrjedh nga familja e të famshmit Gjergj Kastrioti, i njohur me emrin Skënderbeu. Biondi, i quajtur Roncant, student i Historisë interesohet për Shqipërinë! Ai e ndihmon shokun e ri për të plotësuar formalitetet. Më pas, dy djemtë shkojnë të drekojnë së bashku në një restorant pranë fakultetit, “një restorant i vogël që drejtohet nga një grua e moshuar”, që më pas do të bëhet një nga vendet e preferuara të Hoxhës. Pak pas mbërritjes së tij në Monpelje, ku qëndronte ende në hotel “Terminus”, ai rigjeti disa nga shokët e klasës që kishin shkuar para tij.

Takimi bëhej në hotel “Riche” (vendi nuk ekziston më) muret ishin me pasqyra, një vend luksoz për të riun që sapo kishte mbërritur. Miqtë e tjerë i kishin rezervuar një pritje shumë të ngrohtë. Mes tyre gjendej dhe Eqrem Hado, djali i një avokati të njohur që vazhdonte vitin e dytë për Drejtësi. Për të Enveri do të thoshte se ishte një djalë i qeshur dhe i sjellshëm. Ai do të ishte miku i tij i bisedave të gjata. Edhe pse mendojnë ndryshe, ata nuk shihen si kundërshtarë. Njëri është kundër monarkisë, tjetri është pro, edhe pse pranon se duhen bërë reforma; por të dy studiojnë në Francë, Eqremi dhe Enveri bëhen miq të pandashëm. Në fund të vitit 1931, Eqremi i kërkon një ndërmjetësi t’i gjejë Enverit një dhomë, i cili vazhdonte të qëndronte në hotel. Enveri, i shoqëruar nga miku i tij Eqremi, vizitojnë shtëpinë që ndodhej në zemër të Monpeljesë.

Një 70-vjeçare u hap derën, ajo flet gjysmë frëngjisht.
Ndërmjetësi e prezanton Enverin “si një student i huaj që dëshiron të vizitojë dhomën që jepej me qira”.
Nga jeni?, – pyeti gruaja -Nga Shqipëria,- përgjigjet Enveri.
-Shqipëria, Shqipëria,- përsëriti e moshuara,
-afër kujt shteti ndodhet? -Afër Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë.
-Ah, në Ballkan! Shpërtheu ajo
– aty u vra nipi im gjatë luftës. Ishte me gjeneral Sarrail.

-Trupat e Sarrail-t kanë qenë në vendin tonë, – saktësoi Enveri, – dhe pikërisht në vendin ku kam përfunduar liceun. Në një hartë Enveri i tregon gruas vendndodhjen e Korçës dhe i tregon se afër qytetit ndodhet një varrezë e ushtarëve francezë me mermer dhe çdo vit banorët shkojnë të çojnë lule. Atëherë gruaja e prekur i kalon krahun studentit të ri dhe i thotë “Zoti Hoxha ju do ta mësoni nëse varri i nipit tim ndodhet aty”.

“Sigurisht që do shkoj dhe kur të kthehem do të kthej përgjigje”. Nga dëshmitë e shokëve nuk dihet nëse ai shkoi vërtetë në varreza, por gruaja e mori aq për zemër, sa që ia la dhomën për 200 franga nga 300 që kishte kërkuar në fillim. “Djali i mirë” mori dhomën me dy ballkone, ku do të kalonte tri vite të jetës së tij, gjë që tregon marrëdhënie të mira me gruan. Shpesh ai takohej me mikun e vjetër të gruas, i cili fliste me dialekt provincial. Shumë shpejt studenti mësohet me qytetin, por pa harruar Gjirokastrën. Të shtunën e parë të muajit ai ia kushtonte korrespondencës, ku i shkruante letra të gjata familjes dhe u fliste për jetën në Monpelje.

Në fund të vitit, Enveri bleu për 25 franga një radio që kapte vetëm stacionet e Monpeljesë. Ishte argëtim i madh për bursistin e ri që i kalonte mbrëmjet i vetëm në dhomë. Herë pas here priste ndonjë shok në kafe. Me sa duket nuk kishte ndonjë grua në jetën e tij, ndërsa ka shumë dëshmi që tregojnë një pëlqim të tijin për djemtë biondë dhe me trup të bëshëm. Ndërkohë që ai e kaloi Vitin e Ri në kafe “Riche”, në shoqërinë e disa djemve. Ky qe rasti për të provuar dhe midhjet e marinuara me verë të bardhë, të cilat nuk i kishte shijuar më parë.

Në janar, në momentin kur ndiqte mësimin në fakultet, Mbreti Zog i shpëtoi një atentati nga dy persona, gjatë një vizite zyrtare në Vjenë. Lajmi mbërriti dhe në Monpelie, por studentët ruhen që ta komentojnë ngjarjen në publik. Enveri do të pohonte më pas se ai ishte gëzuar nga tentativa. Shkolla e Enverit, i regjistruar në Fakultetin e Shkencave Natyrore, dukej e komplikuar, pasi në të njëjtën ndërtesë ndodhej dhe Fakulteti i Drejtësisë dhe Historisë. Në vend që të shkonte të ndiqte Fizikën dhe Kiminë, ai frekuentonte orët ku flitej për politikën dhe çështjet sociale. Kështu drejtuesi i ardhshëm i Shqipërisë do të humbiste shumë orë në fakultetin ku ishte regjistruar. Ai ndjek me hope mësimdhënien shkencore dhe mezi familjarizohet me termat e botanikës, ndërsa bëhet një student i zellshëm i konferencave të historisë. Kështu, dalëngadalë ai i braktis studimet për të cilat kishte fituar një bursë.

Enver Hoxha ne France-rinia-Panorama

***

E ndërsa në Shqipëri, Ali Kelmendi me origjinë nga Korça, pas dy vitesh studime në Moskë kthehet në Shqipëri dhe drejton opozitën ndaj regjimit. Në Monpelie, Hoxha i injoron këto fakte, i prekur nga jeta e dyfishtë, studenti i regjistruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, por që ndiqte vetëm orët e Historisë, Gjeografisë, Filozofisë dhe Letërsisë. Në fund nuk kishte shumë të papritura, pasi arrin rezultate mediokre. I kthyer në Gjirokastër pas përfundimit të vitit të parë, Enveri tregohet i rezervuar për studimet e tij. Kthehet në Monpelje. Enveri frekuentonte kafenetë ku mblidheshin shumë njerëz. Ishte po ashtu dhe një spektator i rregullt i teatrit, por edhe një person i dashuruar pas kinemasë, me gjithë çmimet e kripura të biletave. Mbrëmjet e kaluara në grup në kinema përfundonin në një restorant të vogël të rrugës “Maguelone”.

***
Me se merret tjetër Hoxha? Në rrugën ku rrinte banonte dhe një hungarez i quajtur Pista, me profesion futbollist dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Monpeljesë. Pista i linte në kutinë e postës një biletë stadiumi. I kthyer në një mbështetës kryesor i AS Monpelie, Hoxha do të ndjekë gjatë gjithë jetës rrugëtimin e këtij ekipi në kampionatin francez. Një tjetër argëtimin ishin edhe ekskursionet në Palavas, ku shkonte me një makinë për 45 minuta. Sipas Enverit, rëra nuk ishte aq e praruar sa në Durrës, por do të ishte po të mos qe për kazinotë dhe pistat e vallëzimit. Pasi kishte bërë një banjë buzës detit e kishte pirë një aranxhatë, Enveri dhe shokët e tij vallëzonin deri në orën kur vinte treni i fundit, pasi nuk kishte hotel ku të kalonin natën. Me kë shkonte në Palavas? Mister. Në jetën e tij kishte hyrë një farë Luiza, të cilën e kishte takuar në kafe “Riche”. Është një studente e Historisë, më e madhe në moshë se ai, prindërit e së cilës kishin një dyqan në shëtitoren “Frederic Mistral”.

Me brunën Luizë, Enveri i shtoi shëtitjet sentimentale. Në mënyrë indirekte ajo ishte shtysë për fillesën e Hoxhës dhe hyrjen e tij në politikë. Në fakt, miku më i mirë i fëmijërisë së Luizës është një i ri militant i degës së Partisë Komuniste franceze. Edhe ajo vetë është e tërhequr nga idetë revolucionare. I inkurajuar nga Luiza, apo i verbër nga dashuria?

Enveri blen rregullisht broshura, të cilat i komenton në takimet me të dashurën e tij. Por, leximet nuk mjaftojnë, pasi Enveri nuk arrin të kuptojë këtë apo atë pasazh. Një ditë, përgjegjësi i librarisë komuniste i jep adresën e një kafeneje të humbur në rrethinat e Monpeljesë. “Shko atje dhe kërko të takohesh me shokun Marcel. Lutju të të shpjegojë tekstet. Është një propagandues i partisë”, i tha ai.

Enveri u takua me Marcelin, pak më i madh se ai në moshë. Dy burrat patën simpati për njëri-tjetrin dhe bëhen miq. Dëgjohet gjithnjë e më pak të flitet për Luizën. E kotë të pyesësh përse…!

 

Thomas Schreiber

Kush është Thomas Schreiber

I lindur në Budapest dhe i shkolluar në Paris, në rini ai bëri një jetë të dyfishtë mes këtyre dy shteteve, derisa u vendos përfundimisht në Francë. Gazetar, diplomat, publicist e shkrimtar, specialist për çështjet e Europës Qendrore e Lindore, ku në fokusin e tij ka qenë veçanërisht Shqipëria. Ka tentuar disa herë të vijë në vendin tonë gjatë regjimit komunist, duke e plotësuar dëshirën e tij në vitin 1981. Thomas Schreiber është autor i dhjetëra artikujve në frëngjisht, hungarisht dhe anglisht. Ka punuar për gazetat “L’express”, “Le Monde” etj.

Ka qenë kolumnist për kohë të gjatë për RFI, “Radio France” “Internationale” dhe vazhdon të publikojë pikëpamjet e tij në “Le Monde Diplomatique”. Disa nga librat e Thomas Schreiber janë: “Veprimet e Francës në Lindje që nga viti 1920”, “Harmattani, sekretari i Përgjithshëm në Belfond”, “Enver Hoxha, sulltani i Kuq”, “Hungaria, apo tranzicion paqësor”, si dhe plot broshura të tjera për tranzicionin në Europë. Aktualisht është në pension, por jep mësim me kohë të pjesshme në një universitet shumë të njohur në Paris.

VIJON NESER…

*Ky artikull është përgatitur për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë dhe pavendosur hiperlinkun e artikullit origjinal do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO KETU:

Zbulohen sekretet e jetës së Enver Hoxhës në Francë! Si ia anuluan bursën për Histori-Gjeografi dhe protesta ditë-natë para Ministrisë së Arsimit! Vizita e parë te e motra në Itali dhe miqësia e ngushtë me djalin e avokatit  (Pjesa 1)

 

© Panorama.al

Te lidhura