Zbulohen fjalët e fundit që drejtoresha e fotografisë tha para se të ndërronte jetë! U qëllua aksidentalisht për vdekje nga aktori Alec Baldwin gjatë xhirimit të filmit “Rust”

Nov 2, 2021 | 9:18
SHPËRNDAJE

Drejtoresha e fotografisë së filmit “Rust”, Halyna Hutchins, mbeti e vrarë gjatë xhirimit të një skene, për shkak se aktori Alec Baldwin e qëlloi me një armë që ishte e mbushur me plumba të vërtetë. Gjithashtu, regjisori i filmit, Joel Souza, mbeti i plagosur tek shpatulla.

alec baldwin

Së fundmi, është zbuluar çfarë tha Hutchins para se të ndërronte jetë në spital. Fjalët e 42-vjeçares së ndjerë, e cila ishte nënë e një djali 9-vjeçar, u raportuan nga e përditshmja “Los Angeles Times”, e cila i është referuar intervistave të njerëzve që po punonin për filmin “Rust”, si dhe e-maileve dhe mesazheve të tyre.

Hutchins e plagosur për vdekje, kishte rënë në krahët e krye-elektriçistit teksa nga gjoksi nisi t’i dilte gjak. Edhe Joel Souza u rrëzua në tokë pasi u qëllua me plumb.

alec baldwin (1)

Pasi u qëllua, Hutchins i tha një operatori në sheshxhirim: “Kjo nuk ishte gjë e mirë. Kjo nuk ishte aspak gjë e mirë!”.

Çfarë dreqin, çfarë po ndodh? Kjo po më djeg!”- ka thënë Souza, sipas të përditshmes.

Baldwin më pas kishte vendosur armën në një stol dhe kishte thënë: “Çfarë dreqin ndodhi?”.

“Mjekët, ku janë mjekët!”- thërriti dikush, teksa stafi shkoi të ndihmonte Hutchins.

alec baldwin (18)

Pak çaste para incidentit tragjik, Baldwin po përgatitej për xhirimin e skenës brenda një kishe, ku ai do të qëllonte me pistoletën “Colt”, kalibër 45. Teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur më gëzhoja boshe, aktori i njohur tha: “Domethënë e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzën dhe ‘bang!’”.

Por në vend të gëzhojave boshe, nga gryka e pistoletës doli një plumb i vërtetë. Alec nuk ishte në dijeni të kësaj, sepse atij iu tha se ajo që mbante në dorë ishte “armë e ftohtë”, term që produksioni e përdor zakonisht për armët e provës që nuk mbajnë plumba zjarri.

Tragjedia e ka prekur shumë aktorin dhe burimet tregojnë se i duhet kohë të marrë veten. Për këtë arsye ai ka anuluar të gjitha projektet e tjera.

alec baldwin (5) alec baldwin (4) alec baldwin (2) alec baldwin (4)

FILE PHOTO: Actor Alec Baldwin leaves court in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S., January 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri/File Photo
FILE PHOTO: Actor Alec Baldwin leaves court in the Manhattan borough of New York City, New York, U.S., January 23, 2019. REUTERS/Carlo Allegri/File Photo

1_Halyna-Hutchins-Alec-Baldwin-accidentally-shoots-and-kills-cinematographer-42-with-a-PROP-GUN-an director-joel-souza-released-hospital joel souza (2)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura