Zbulo prirjen tënde!

Jun 11, 2024 | 9:25
SHPËRNDAJE

NGA ZHAKLINA DHAMO ZHAKLINA DHAMO

Në moshën 18 vjeçare janë të shumta dëshirat dhe idetë, në të njëjtën kohë e pakët është eksperienca dhe njohuritë për profesionin dhe stilin e jetës që duhet të përzgjedhësh. Të gjithë kërkojmë suksesin, por është e vështirë të kuptojmë se cilat janë rrugët e duhura për ta arritur atë. Prindërit dhe shkolla e mesme fatkeqësisht nuk na ndihmojnë dot gjithmonë.

Si të përzgjedh degën e universitetit, që nesër të jem një profesionist i suksesshëm?

Së pari, gjithsecili prej nesh ka një prirje, një pasion ose thjesht kureshtje për një fushë të caktuar. Në këtë aspekt mund të vini re se si maturant e keni më të thjeshtë të mësoni një lëndë në krahasim me një tjetër.

Për shembull, të pëlqen të merresh me njerëzit, të komunikosh dhe ke shpirt iniciative, por nuk të pëlqen shumë matematika, atëherë duhet të shohësh drejtimin e marketingut si një fushë e ekonomisë që ka koncepte matematikore bazike dhe promovon pjesën artistike, krijuese dhe të lejon të shkëmbesh me të tjerët mendime dhe qëndrime duke e bazuar suksesin tënd te krijimtaria jote.

Nëse matematika të pëlqen dhe je metodik pa qenë detyrimisht social, atëherë fusha e financës mund të jetë e përshtatshme për ty, pasi në këtë mënyrë do të kesh mundësinë për të organizuar punën tënde, të zbatosh parime të caktuara e të llogarisësh bashkë me shifrat, saktësisht edhe të ardhurat e tua.

Nëse ende nuk e di, pasi pak a shumë jematurant ku nuk ke diferenca të mëdha në notat e tua sipas lëndëve, atëherë menaxhimi i biznesit është drejtimi që bën për ty. Është vërtet një fushë e veçantë ku lidhen aftësitë drejtuese bashkë me shkencat sociale dhe ato llogaritëse të lidhura me shkencat ekzakte. Të drejtosh të tjerët nuk do të thotë të japësh urdhra, por të bindësh me argumente (duke përdorur retorikën, persuazionin dhe shembullin e drejtpërdrejt) drejtimin që organizata ku do të jesh pjesë do të duhet të marrë. Nuk mund të drejtosh në mënyrën e duhur pa interpretuar shifrat e bilanceve e treguesit financiar që vijnë nga një përgatitje e shkencave ekzakte.

Cili do të jetë vendimi jot, universiteti “Luarasi” të ofron të përvetësosh këto aftësi për t’i përdorur ato me sukses në tregun e punës dhe në jetën tënde. Zgjidh sipas talentit dhe pasionit tënd, sepse kështu mësimi nuk do të të rëndojë dhe suksesi nuk do të vonojë!

*Universiteti “Luarasi”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura