“Vuçiç ka të drejtë…”- Deputeti i Bundestagut: Serbia do të përballet me pasoja nëse nuk bën marrëveshje me Kosovën

Jan 25, 2023 | 23:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i Bundestagut, Josip Juratovic, thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka të drejtë kur thotë se janë të mundshme pasojat për Serbinë nëse nuk pranohet propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi, por, siç thekson ai, “nuk bëhet fjalë për të pranuar planin franko-gjerman, por se do të arrihet një marrëveshje – së cilës do t’i përmbahen të dyja palët”.

deputeti i bundestagut

“Nëse njëra apo të dyja palët bllokojnë kompromisin, atëherë ekziston rreziku që të ndodhë pikërisht ajo për të cilën po flet Vuçiç”, thotë deputeti i Bundestagut.

Juratovic, për “N1” thotë se nuk i di detajet e planit franko-gjerman, por thekson se Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje përmes dialogut dhe kompromisit.

Deputeti i Bundestagut kujton shembullin e dy Gjermanive, që ekziston, siç thotë ai, si temë diskutimi dhe shton se është i mendimit se kjo është një mundësi që nuk është aq e keqe as për Kosovën, as për Serbinë, duke qenë se është e vështirë për Serbinë të njohë Kosovën. “Por kjo nuk është prioritet tani, edhe dy Gjermanitë nuk e njihnin njëra-tjetrën, por ishin në institucionet ndërkombëtare dhe përmes konventave ndërkombëtare ishin të dobishme në kontekstin ndërkombëtar”, shton deputeti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura