Vrasja e shqiptares në Londër, zbardhet dëshmia e fqinjës së saj

Feb 2, 2016 | 16:48
SHPËRNDAJE

Vrasja e shqiptares 25-vjeçare në Londër dy ditë më parë ka tronditur komunitetin në Veri të qytetit, përkatësisht në zonën e Islingtonit.

policeShqiptari Arben Rexha goditi me thikë 25-vjeçaren Elidona Demirajn duke e lënë të vdekur në mes të Islingtonit.

Ndërkohë që ende nuk janë sqaruar rrethanat e ngjarjes, fqinja e Elidonës, një 49-vjeçare britanike ka folur për mediat atje.

Ajo ka thënë se para vrasjes e kishte ftuar Elidonën të pinte një çaj me të, por ajo kishte refuzuar dhe kishte shfaqur shenja shqetësimi, duke mos preferuar të dilte nga banesa.

Pak minuta më pas, ajo dëgjoi klithmat e saj, teksa goditej me thikë në fyt nga shqiptari, tashmë i arrestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura