Vrasja e policit Afrim Bunjaku/ Zveçla publikon fakte të reja: Dokumenti që provon lidhjen e Ushtrisë serbe me grupin terrorist

Sep 27, 2023 | 15:43
SHPËRNDAJE

Pas hetimeve të njëpasnjëshme pranë Manastirit të Basnjskës, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Zveçla ka publikuar një dokument, i cili sipas tij është dëshmia e lidhjes zyratre mes shtetit serb dhe grupit terrorist, që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Sipas ministrit, dokumenti i gjetur është vërtetimi që tregon se ushtria serbe i ka dorëzuar granata grupit që organizoi sulmin në Veri.

382994548_773557801447165_6779074138928309251_n

Postimi i plotë i ministrit Zveçla:

“Shtohen një pas një dëshmitë e lidhjes zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku dhe përgatitjen e aksionit kundër rendit kushtetues me qëllim destabilizimin e Republikës së Kosovës.

Ky dokument është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave, që më pas u zu nga Policia e Kosovës në aksionin e 24 shtatorit.

Atë që e kemi deklaruar në vazhdimësi tash po e mbështesim edhe me fakte e dokumente të pakontestueshme se shteti i Serbisë mbështet këto grupe terroriste politikisht, financiarisht, logjistikisht.” shkruan ministri i Brendshëm i Kosovës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura