Vrasja e babait 50-vjeçar në Shënvlash, policia e Durrësit: Ekzekutori ka qenë djali 25-vjeçar, ja roli i vajzës

Feb 23, 2024 | 18:15
SHPËRNDAJE

Policia e Durrësit ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shënvlash, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u varros në oborrin e banësës nga familjarët e tij.

hygerta meta pellumb meta

Autoritet bëjnë me dije se ekzekutori ka qenë djali Hysen  Meta, 25-vjeçar i i po ashtu është arrestuar, ndërsa vajza 19-vjeçarem Hygerta Meta,  e cila mori përsipër fillimisht përgjegjësinë e krimit ka qenë bashkëpunëtore.

Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. Nxitja prej babait prej një periudhe kohe që vajza të fejohej pa dëshirën e saj. E ka pranuar ekzekutori akuzën”, tha Skënder Hita, drejtor i Policisë së Durrësit.

Po ashtu në pranga është vënë edhe djali i vogël, Amarildo Meta, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në varrosjen e viktimës, ndërsa është proceduar bashkëshortja e 50-vjeçarit Blerina Meta.

Dinamika

Sipas policisë së Durrësit krimi i rëndë është kryer me datën 10 shkurt në një kasolle pranë banesës

Më 13 shkurt djali i madh i viktimës Hysen Meta ka bërë kallëzim në polici për zhdukjen e babait të tij, Pëllumb Meta.

Policia ka nisur kërkimet, por fakti që asnjë familjar nuk u interesua më për 50-vjeçarit, nxiti akoma më shumë autoritetet.

Më 17 shkurt, policia gjeti të parkuar në aksin Shënvlash – Rinia automjetin e Pëllumb Metës.

Si rezultat  i hetimeve më 22 shkurt u konkludua si vrasje në familje.

Policia pasi gjeti trupin, bëri edhe zhvarrimin dhe u konstatua se 50-vjeçari  është vrarë me armë zjarri.

Në lidhje me krimin, fillimisht u arrestua vajza e familjes, Hygerta Meta, i cili mori përsipër krimin dhe më pas vëllai i saj Hysen Meta.

Vajza ka dëshmuar se i ati kërkonte ta fejonte me zor me një djal në fshat edhe pse kjo e fundit nuk donte.

Ditën e sotme (23 shkurt), policia ka gjetur edhe armën e zjarrit, e cila ishte hedhur në një moçal, nje pistoletë model 54, të cilën e kishte viktima pasi punonte roje nate dhe një gëzhojë.

Shenjat e gishtave të familjarëve janë gjetur po ashtu edhe në plasmasin më të cilin ishte mbuluar viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura