Vrasja e 18-vjeçarit/ Policia: U ndaluan 4 autorët e dyshuar, 3 prej tyre të mitur! Të rinjtë u konfliktuan me personat në makinën ku ndodhej viktima

Apr 1, 2024 | 10:04
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë tek rrethi i Shkozës, mbrëmjen e së dielës (31 mars) ku humbi jetën 18-vjeçari Aurelio Dervishi.

Uniformat blu kanë shoqëruar 4 autorët e dyshuar, 20-vjeçarin me iniciale F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, ndërsa po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se 4 të rinjtë duke udhëtuar me automjet tip Tiguan, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në makinë me 18-vjeçarin.

Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë Aurelio Dervishi, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Identifikohen dhe shoqërohen në ambientet e Policisë, 4 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Shkozë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një konflikt të çastit me mjete prerëse mes disa personave, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën shtetasi A. D., 18 vjeç, ju informojmë se:

Janë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasit F. Sh., 20 vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16 vjeç, 16 vjeç, një 15 vjeç, dhe po punohet per dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nga veprimet paraprake hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas mbrëmjen e djeshme, duke qarkulluar me automjet, janë konfliktuar per motive të dobëta me shtetasit që ndodheshin në automjet me 18-vjeçarin. Më pas konflikti ka agravuar me mjete prerëse, ku është goditur me thikë 18-vjeçari, i cili si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura