Vjosa Osmani falënderon SHBA-të për arritjen e marrëveshjes për targat mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Nov 23, 2022 | 23:00
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

thumbs_b_c_5d3667d98438aa6b840c5375ec351537

Ajo falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Josep Borrell njoftoi se Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje lidhur me targat në bisedimet ndërmjet kryenegociatorëve të dy vendeve.

“Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, me lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, shkroi Borrell.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura