Vizita e Ramës në Britani/ Tedi Blushi: Duhet t’u kërkonte ndjesë të rinjve, i detyroi të kalonin La Manshin me gomone

Mar 23, 2023 | 17:41
SHPËRNDAJE

Ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Britani, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shprehet se ai duhet t’u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

g-gomone-emigrante

Blushi shkruan se Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë, ndërsa shton se 14 maji “është dita më e afërt për ta ndëshkuar”.

Statusi i plotë:

Sot në Britaninë e Madhe, Edi Rama duhet të ulte kokën dhe t’u kërkonte ndjesë të gjithë të rinjve, që i detyroi të iknin dhe të rrezikonin jetën duke kaluar La Manshin me gomone.

Sot ai duhet t’u kërkonte ndjesë prindërve, që me politikat e tij kundër të rinjve, i ndau nga fëmijët e tyre.

Edi Rama dhe Qeveria e tij janë shkaktarët kryesorë të humbjes së perspektivës të të rinjve sepse nuk u ka krijuar asnjë mundësi reale për të jetuar në Shqipëri, për t’u punësuar dhe kualifikuar, për t’u ndjerë të sigurt dhe për të krijuar edhe familjet e reja këtu.

Edi Rama është përgjegjës për shpopullimin dramatik të Shqipërisë!

Asnjë vend tjetër europian nuk ekziston në 10 vendet e para të botes për kërkim azili të paligjshëm.

Fatkeqësisht, vetëm për faj të Edi Ramës, këtij shpresëvrasësi të të rinjve shqiptarë, Shqipëria është vendi i parë në botë për numrin e azilantëve të paligjshëm duke lënë pas vetëm vende, që janë në konflikte civile dhe luftëra!

14 Maji është dita më e afërt për ta ndëshkuar!

BashkëFitojmë!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura