Viti i ri akademik/ Manastirliu takim me pedagogët në Durrës: Programe të reja me gjuhë të huaj e diploma dyfishe, së shpejti një ligj për shkencën

Sep 26, 2023 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar një takim me pedagogët e Universitetit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të çeljes së vitit të ri akademik, nga ku u diskutua për ofertën e re, në mënyrë që studentët të zgjedhin universitetet shqiptare.

ManastirliuManastirliu

Gjatë takimit, Manastirliu tha se po punohet për programe të cilat mund të ofrojnë diploma dyfishe.

“Bashkëpunimi, dialogu me ju dhe ndërveprimi proaktiv i përbashkët, është shumë i rëndësishëm, në mënyrë që ne të arrijmë sa më shumë programe, të cilat janë të ndërkombëtarizuara, të jenë programe të cilat të kenë diploma dyfishe, dhe programe në gjuhë të huaj. Ne duhet të fillojmë shumë shpejt, që të kemi programe nga cikli i parë deri në ciklin e tretë në anglisht, është një emergjencë për të gjithë universitetin, në mënyrë që këto diploma vërtetë janë diploma dyfishe, por të jenë të njohura në 100% të kurrikulës për t’u mësuar në gjuhën e huaj,”- theksoi ministrja.

Gjatë bashkëbisedimit me rektorin, dekanë, shefa të departamenteve dhe pedagogë të Universitetin ministrja e Arsimit dhe Sportit foli edhe profilizimit të programeve në universitete, në mënyrë që të përditësohen në sajë të kërkesave aktuale të tregut të punës.

“Duhet të bëhet një vlerësim, që do të bëhet së bashku me ju, i programeve ekzistuese për profilizimin e universiteteve. Ne po shohim sot që regjistrimet në kuadër të kuotave që ju keni parashikuar dhe që ne ju kemi dhënë, nuk janë në 100% të plotësimit të tyre, ndaj, duhet bërë një vlerësim se s mund të ketë më përputhshmëri, se si mund të përmirësohen,”- tha Manastirliu.

“Universitetet duhet të kthehen realisht në bërthama të kërkimit shkencor” – tha Manastirliu, kur foli për ligjin për shkencën, i cili do të miratohet së shpejti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura