VIP-at e BBV “ngecin” në rrjetet sociale, shifrat që flasin për famën e tyre! Nga Luiz Ejlli, Kiara Tito e Olta Gixhari, kush e mban “fronin”

Oct 1, 2023 | 7:57
SHPËRNDAJE

Ndonëse “Big Brother” ka përfunduar, fama e ish-banorëve vijon akoma. Në rrjetet e tyre sociale, lëkundjet kanë qenë të zakonshme përgjatë kësaj kohe, duke rrëzuar nga froni shpesh më të klikuarin, apo duke ngritur në majë të tjerë personazh.

Collage Maker-30-Sep-2023-02-33-PM-5829

“Top Albania Radio” ka përmbledhur 10 personazhet me më shumë ndikim në “Instagram”-in e tyre, duke u fokusuar te shifrat konkrete.

Këngëtarja Nita Latifi ka pësuar humbje në numrin e ndjekësve të saj. Këtë herë ajo ka humbur 3 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 139K.

Efi Dhedhes ka qenë padyshim një nga protagonistet e këtij edicioni të dytë të ‘Big Brother VIP 2’, që arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm. E komentuar në rrjet për lojën e saj brenda shtëpisë, raportet me Luizin, e padyshim edhe për jetën e saj private. Efi ka humbur po ashtu 3 mijë ndjekës.

Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë, Dea Mishel angazhohet dhe në një tjetër projekt kaq të madh e të rëndësishëm. Dea ka humbur 1 mijë ndjekës dhe ka shkuar në 301K.

Luizi ka humbur 1 mijë ndjekës. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcim it si konkurrent në spektaklin “Dancing with the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij.

Javën e kaluar, Ronaldo Sharka u rendit në vend të parë, por këtë herë ai nuk ka ndryshuar fare në numrin e ndjekësve, njësoj si Armaldo. Keisi Medini po ashtu nuk ka pësuar ndryshime në ndjekësit e saj në “Instagram”. Ajo numëron sërish 366K.

Jori Delli ka qenë pa diskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’, edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori numëron sërish 533K pa asnjë ndryshim.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish-banorë të “Big Brother Vip 2”, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë, e cila vazhdon dhe jashtë.

Çifti duket mjaft i lumtur krah njëritjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre. Megjithatë, edhe Kiara nuk ka pësuar ndryshime në numrin e ndjekësve në “Instagram këtë javë”.

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore së bashku me Luiz Ejllin. Këtë javë ajo renditet në vend të parë me 1 mijë ndjekës të shtuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura