Vidhet gjatë mbrëmjes farmacia në Tiranë, në kërkim autori. 44-vjeçari denoncon zhdukjen e gruas dhe të djalit

Feb 1, 2023 | 13:46
SHPËRNDAJE

 

Një farmaci është vjedhur gjatë mbrëmjes në Tiranë në rrugën “Teodor Keko”. Sipas policisë, një person ka vjedhur një shumë parash, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen tij.

policia-tirane-1

“Më datë 31.01.2023, në mbrëmje, në një farmaci në rrugën “Teodor Keko”, një person i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”.

Gjithashtu, një 44-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e bashkëshortes dhe të djalit pasi janë larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion.

“E. M., 44 vjeç, i cili ka kallëzuar se bashkëshortja e tij, shtetasja O. R., 33 vjeçe, është larguar nga banesa, së bashku me djalin e tyre”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura