Videolajm/ Autoboti del nga rruga tek Kthesa e Liqenit dhe përmbyset! Shkatërrohet kabina mjetit

Sep 26, 2023 | 9:00
SHPËRNDAJE

Një automjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin e vjetër të rrugës Fier-Levan, në vendin e quajtur Kthesa e Liqenit.

Mësohet se autoboti ka qenë pa ngarkesë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Siç shihet në video kabina e mjetit është shkatërruar.

Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës.

Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për viktima.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura