VIDEO/ Zvicra e shqiptarëve e nis Botërorin me këmbën e mbarë, Shaqiri dhe Embolo protagonistë në fitoren e “helvetëve” ndaj Kamerunit

Nov 24, 2022 | 13:09
SHPËRNDAJE

Zvicra ka marrë tre pikë të arta në debutimin në Botërorin e Katarit, teksa kanë mposhtur minimalisht 1-0 Kamerunin, e vlefshme për Grupin G.

EMBOLO

“Helvetëve” u ka mjaftuar goli i Brel Embolos në minutën e 49′ falë një super asisti të futbollistit me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili mjaft bukur shërbeu për golin e parë dhe të vetëm të takimit.

Kjo ishte ndeshja e parë e Grupit G, me Zvicrën që për momentin mban kreun e grupit me 3 pikë, ndërsa afrikanët në vendin e fundit me 0 pikë.

FT | ZVICËR 1-0 KAMERUN

Embolo 49′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 6 minuta shtesë!

81′ Të dyja ekipet bëjnë lëvizje! Zvicra largon nga fusha Vargas për Rider. Ndërsa kamerunasit largojnë Mbuemon për Mumi Ngamalu.

74′ Dy lëvizje për Kamerunin, dalin Toko Ekambi dhe Erik Maksim Çupo-Moting, për Vinsent Abubakar dhe Xheorxhes-Kevin N’Kudu.

72′ Zviceranët kryejnë tre lëvizje, teksa largohen nga fusha e blertë Xherdan Shaqiri, Brel Embolo dhe Xhibril Sou, për Noah Okafor, Haris Seferoviç dhe Fabian Fraj.

68′ Afrikanët bëjnë sërish lëvizje, largohet Hongla për Ondoua.

67′ Andre Onana bën mrekullinë, teksa i ka mohuar golin e dytë zviceranëve me Vargas. Vendimtare ndërhyrja e portierit të Interit dhe Kamerunit duke e dërguar topin në goditje këndi.

57′ Çupo-Moting shfaqet rrezikshëm, por goditja e tij përplaset në trupin e portierit Somer duke e dërguar në goditje këndi.

49′ GOOOL ZVICRA 1-0! Zhbllokohet sfida! Embolo kalon në avantazh “helvetët” pas asistit perfekt të Xherdan Shaqirit duke mposhtur portierin e Interit, Andre Onana.

46′ Nis pjesa e dytë! Topin e parë të fraksionit të dytë e luan përfaqësuesja kamerunase.

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Goditje këndi për Zvicrën, Akanzhi i pambuluar nga mbrojtja kamerunase ka goditur topin me kokë duke shkuar shumë pranë golit të avantazhit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 2 minuta shtesë!

35′ Nuk ndalen sulmet e afrikanëve teksa Vidmer bën shpëtimtarin e skuadrës së tij duke i hequr topin sulmuesit të Kamerunit, Toko Ekambit në momentin e goditjes.

30′ Shpëton mrekullisht porta e “helvetëve”, me kamerunasit që shpërdorojnë sërish për golin e avantazhit.

26′ Minutat janë për kamerunasit, të cilët duken më të rrezikshëm me rastet e krijuara deri tani.

15′ Përsëri kamerunasit rrezikshëm, teksa Çupo-Moting ka shpërdoruar një rast flagrant për gol përballë me portierin zviceran Somer që e bën për vete topin.

10′ Kameruni provon të befasojë zviceranët me një kundërsulm, Ekambi ka humbur shansin e artë.

4′ Këto minuta ka Zvicra në kontroll lojën, duke ushtruar presion ndaj kamerunasve.

1′ Starton sfida! Përfaqësuesja zvicerane luan topin e parë të takimit.

FORMACIONET ZYRTARE –

ZVICRA –

zv

KAMERUNI –

kam

© Panorama.al

Te lidhura