VIDEO/ Vizita në “Milanelo”, Ibra bën shaka me tifozët: I thashë Piolit që jam gati të luaj sot, por nuk jam në listë

Sep 19, 2023 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ish-bomberi Zlatan Ibrahimoviç vizitoi Milanin ditën e djeshme në “Milanelo”, teksa skuadra po stërvitej për ndeshjen me Njukasëllin, debutimin sezonal në Ligën e Kampioneve.Collage Maker-19-Sep-2023-11-18-AM-2681

Në profilin e klubit kuqezi është publikuar një video, ku Ibra shfaqet me një mesazh për tifozët.

“Përshëndetje të gjithë tifozëve të AC Milan, erdha këtu në “Milanelo” dhe shkova menjëherë t’i them trajnerit që jam gati të luaj nesër (sot), por nuk jam në listë edhe pse jam mirë dhe në formë.

Mënjanë shakatë, vazhdo të mbështes Milanin, gjithçka do të jetë mirë. Shihemi në stadium. Mirupafshim!”, tha ish sulmuesi suedez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura