VIDEO/ Tifozja i tregon gjoksin, piloti hutohet dhe përplas makinën gjatë garës rally

Feb 7, 2023 | 22:20
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjata garave rally të kategorisë Petrovskaya Versta në Rusi. Një tifoze ka dhuruar një shfaqje të veçantë dhe kjo i ka kushtuar ndoshta fitoren pilotit Viktor Osmanov.

Collage Maker-07-Feb-2023-10.08-PM

Ky i fundit ishte pretendent për vendin e parë, por në një moment të garës, piloti rus është hutuar nga një tifoze e cila në kufijtë e pistës çoi bluzën duke i treguar atij gjoksin.

Piloti me sa duket u hutua nga pamja dhe përfundoi duke u përplasur me një pirg me dëborë duke humbur sekonda të rëndësishme që i kushtuan vendin e parë dhe bënë që të përfundonte i treti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura