VIDEO/ Snajperisti neutralizon grabitësin e bankës, plumbi kalon përmes ekranit të kompjuterit dhe e qëllon në ballë! 36-vjeçari mbante dy pengje si mburoja njerëzore

Jun 11, 2024 | 12:20
SHPËRNDAJE

Janë publikuar pamjet se si një snajperist neutralizoi një grabitës banke që po mbante disa pengje në Florida.

6i
Siç shihet në video, plumbi ka kaluar përmes një ekrani kompjuteri dhe ka qëlluar në kokë grabitësin, i cili ndodhej mes dy pengjeve që i mbante si mburoja njerëzore.

Ngjarja ndodhi më 6 shkurt kur një 36-vjeçar tentoi të grabiste një degë të Bankës Fort Myers të Amerikës. Ai i kishte thënë policisë se kishte një bombë dhe negociatori fillimisht u përpoq ta bindte të dorëzohej.

Mirëpo, kur grabitësi nxorri papritur një thikë dhe ia vendosi në qafë njërit prej pengjeve, policia mori masa.

Siç shihet edhe në video, snajperisti i ekipit SWAT vendosi armën në shpatullën e një kolegu dhe qëlloi.

Plumbi pasi ka kaluar në ekranin e një kompjuteri dhe qëlloi në kokë grabitësin, i cili është rrëzuar menjëherë në tokë.

“Të shtëna të tilla janë të zakonshme në trajnimin e snajperëve për incidente të tilla ekstreme,” shpjegoi një zëdhënës i policisë, duke shtuar se “për shkak të ekspozimit të kufizuar të të dyshuarit, snajperisti qëlloi me plumbin që depërtoi në ekranin e kompjuterit përpara se të futej në ballin e grabitësit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura