VIDEO/ “Rrënjët Tona” starton në “Panorama TV”, një emision nën drejtimin e Fredi Balajt, Sazan Gurit dhe Stefan Pingulit

May 5, 2023 | 21:04
SHPËRNDAJE

Në “Panorama TV” starton sot emisioni më i ri “Rrënjët Tona” nën drejtimin e Fredi Balajt, Sazan Gurit dhe Stefan Pingulit.

Emisioni do të ketë në fokus historinë, artin, vlerat dhe kulturën shqiptare.

Synimi dhe qëllimi i emisionit është evidentimi i vlerave që ka kombi shqiptar, të cilat do të nxirren në pah nga studiues dhe të ftuar të shumtë.

“Rrënjët Tona” i shtohet programacionit të “Panorama TV”, ekranit më të ri të shqiptarëve.

Cikli i emisioneve “Rrënjët Tona” do të transmetohet çdo të premte në orën 21:00 në “Panorama TV”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura