VIDEO/ Rënie e lindjeve, Kim Jong-Un shpërthen në lot teksa i drejtohet nënave koreano – jugore: Bëni sa më shumë fëmijë

Dec 6, 2023 | 14:19
SHPËRNDAJE

Kim Jong – Un ka shpërthyer në lot, teksa ishte duke mbajtur një fjalim para nënave koreano – veriore, duke iu lutur atyre që të bënin sa më shumë fëmijë, për të ndaluar rënien e lindshmërisë në vendin komunist.

WhatsApp Image 2023-12-06 at 14.14.56

Diktatori u pa duke fshirë lotët me shami, si rrallë herë në publik, në takimin kombëtar të nënave në Phenian të dielën.

Teksa ai qanë, po ashtu edhe të pranishmit në takim nisin të qajnë.

Ai iu drejtua të pranishmeve si “nëna të dashura, duke shtuar se parandalimi  i rënies së numrit të lindjeve dhe kujdesi për fëmijë janë detyrat  me të cilat ata duhen të merren.

Këto detyra përfshijnë rritjen e fëmijëve në mënyrë që ato të çojnë me vendosmëri revolucionin tonë, eliminimin e praktikave jo socialiste që janë rritur së fundmi, promovimin e harmonisë familjare dhe unitetit shoqëror, vendosjen e një mënyre të shëndoshë të jetës kulturore dhe morale, forcimin e virtyteve komuniste dhe tiparet e ndihmës dhe udhëheqjes së njëri-tjetrit përpara, që mbizotërojnë në shoqërinë tonë, duke ndaluar rënien e lindshmërisë dhe duke u kujdesur mirë për fëmijët dhe duke i edukuar ata në mënyrë efektive,” tha ai.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë vlerëson se që nga viti 2023, shkalla e fertilitetit, ose numri mesatar i fëmijëve që lindin nga një grua, ishte 1.8 në Korenë e Veriut,

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura