VIDEO/ Rei Manaj kthehet goleador, tund rrjetën në minuta e fundit për t’i dhënë fitoren skuadrës në Turqi

Apr 3, 2024 | 19:06
SHPËRNDAJE

Rei Manaj është kthyer të golat dhe sigurisht, kjo ka ndihmuar SIvaspor që të arrijë një tjetër fitore në kampionatin turk. Sulmuesi i Kombëtares ka realizuar sot golin me të cilin skuadra e tij mposhti me shifrat 1-0 Karagumruk.

asdsadsaddadsaasddsa

Sivaspor vinte pas një serie prej dy disfatash radhazi në kampionat, që e kishin bërë të humbte pak ritmin e skuadrave që luftonin për Europën, Por sot, falë Manajt, i cili tundi rrjetën në minutën e 89, siguroi tre pikë të rëndësishme për t’iu kthyer fitoreve.

SHIH VIDEON

Manaj  gjeti në befasi portierin kundërshtar për të realizuar golin e 16-të në këtë sezon në kampionatin turk, ku tashmë është golashënuesi i tretë më i mirë, pas krahëve të Ikardit dhe Xhekos që kanë nga 18 gola.

PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura