VIDEO/ Plas grushti në Asamblenë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi në Ankara, deputeti ukrainas godet në fytyrë përfaqësuesin rus pasi i rrëmbeu…

May 4, 2023 | 20:45
SHPËRNDAJE

Një incident i rëndë ka ndodhur në Ankara gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Komunitetit Ekonomik të Detit të Zi.

Capture-27

Sipas mediave të huaja, përfaqësuesi i Rusisë në Asamble i ka rrëmbyer nga duart një deputeti Ukrainas flamurin e vendit të tij dhe është larguar.

Por deputeti ukrainas e ka ndjekur pas dhe e ka goditur me grushta në fytyrë, duke i marrë mbrapsht edhe flamurin.

Me ndërhyrjen e të pranishmëve në sallë, gjithçka është kthyer në normalitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura