VIDEO/ Momente emocionuese në “Anfield”, tifozët e Liverpulit harrojnë rivalitetin dhe bashkohen të gjithë për Kristiano Ronaldon

Apr 19, 2022 | 21:22
SHPËRNDAJE

Momente tejet emocionuese, u regjistruan në minutën e 7-të të supersfidës Liverpul-Mançester Junajtid. Të gjithë tifozët e pranishëm në “Anfield”, harruan rivalitetin, mes tyre, duke u bërë bashkë, në mbështetje të Kristiano Ronaldos që po kalon një moment shumë të vështirë në jetën e tij, pasi një ditë më parë ka humbur djalin e porsalindur.

bandicam 2022-04-19 21-08-24-604

Një episod i rëndë për këdo, që ka shtyrë futbollistin me mirëkuptimin e plotë të klubit, që të mos marrë pjesë në supersfidën e sotme në kampionatin anglez, duelin e Mançester Junajtid në fushën e rivalëve historikë të Liverpulit.

Mesazhet e shumta të solidaritetit që i kanë mbërritur yllit portugez gjatë këtyre orëve, iu bashkua edhe kjo nismë shumë e veçantë. Të dy tifozeritë ajo e Liverpulit dhe e Junajtid  ranë dakord që në minutën e 7 të takimit në “Anfield”, të bashkohen për një duartrokitje që i kushtohet lojtarit, në shenjë mbështetje për këtë moment shumë të vështirë. Për më tepër shikoni videon emocionuese.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura