VIDEO/ Me pistoletë lodër dhe i maskuar, momenti kur autori grabit pikën e këmbimit valutor! Punonjësi tenton t’i heqë armën

Feb 22, 2024 | 22:08
SHPËRNDAJE

Policia ka publikuar pamjet nga momenti kur një person i maskuar grabit me një pistoletë lodër një pikë të këmbimit valutor.

autori i grabitjes

Në pamje shihet autori, i cili i drejton armën lodër personit që ndodhet brenda pikës së këmbimit valutor. Ky i fundit tenton t’ia heqë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, mbrëmjen e kësaj të enjteje (22 shkurt).

Ndërkohë policia ka ofruar edhe 5 mijë euro shpërblim kush jep informacion të saktë për identifikimin me qëllim kapjen e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.02.2024, rreth orës 20:10, në Kombinat, një shtetas ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor, dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

KLIKO KETU PER TE PARE VIDEON

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura