VIDEO/ Kukësi kopjon Interin, shikoni festën speciale të verilindorëve në dhomat e zhveshjes

Apr 24, 2024 | 22:50
SHPËRNDAJE

Kukësi arriti të siguronte një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Tiranën në raundin gjysmëfinal. Edhe pse në kampionat, verilindorët presin vetëm verdiktin zyrtar për rënien nga kategoria, për sa i përket Kupës së Shqipërisë, skuadra e Devollit është shumë pranë mrekullisë.  

 

 

kukesi1

Në fund të duelit ndaj Tiranës, ka pasur edhe një festë speciale në dhomat e zhveshjes së “Air Albania”. Kuksianët duket se kanë kopjuar Interin, për sa i përket festës me këngën e famshme rumune, e cila ishte prezente edhe në dhomat e zhveshjes së zikaltërve në momentin e festimit të titullit kampion pas triumfit në derbi ndaj Milanit. 

Për më tepër shikoni videon speciale të futbollistëve të Kukësit duke festuar edhe kërcyer në rritmin e këngës rumune.  

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura