VIDEO/ Kukësi i jep lamtumirën Superiores pas 12 vitesh! Verilindorët munden nga Teuta që shmang rënien direkte

Apr 28, 2024 | 17:10
SHPËRNDAJE

Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kategorisë Superiore pas 12 vitesh, teksa tashmë është edhe matematikisht i rënë në Kategorinë e Parë në sezonin e ardhshëm.

WhatsApp Image 2024-04-28 at 15.01.36

Vetëm matematika mbante verilindorët në Superiore, pasi rënia dukej e sigurt prej disa javësh. Dhe me rotacionin e gjerë që kishte bërë Devolli, Teuta e kishte shumë të thjeshtë të dominote e kërkonte me ngulm golin për të fituar sfidën. Daci në pjesën e parë dhe në fund Boçi me penallti, siguruan shifrat 2-0 për durrsakët dhe dekretuan rënien e Kukësit.

Ndërkohë, vetë skuadra e Martinit luan në javët e mbetura për të shmangur vendin e 8, atë që të çon në play-out për mbijetesën në elitë.

KUKËSI 0-2 TEUTA
45′ Daci, 89′ (p) Boçi

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Teutës.

90’+1’ Devolli dhe Halili hyjnë në fushë në vend të Adetola dhe Solodovnikov.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

89’ GOOOL TEUTA! Boçi shënon nga pika e bardhë e penalltisë. (VIDEO)

87’ Penallti për Teutën! Gjyqtari vlerëson të parregullt ndërhyrjen e Lamçes ndaj Arifit dhe bën shenjë nga pika e bardhë. (VIDEO)

86’ Adetola nga e majta harkon në zonë, Vata mbërthen sferën.

83’ Kruja harkon një goditje këndi në zonë, portieri Rroku grushton duke larguar topin.

79’ Lloci i lë vendin Dajës në radhët e Teutës.

72’ Lamçe ndëshkohet me karton të verdhë.

68’ Selita ndëshkohet me karton të verdhë për simulim dhe faull në sulm. (VIDEO)

64’ Vendasit kërkojnë penallti për prekje topi me dorë, gjyqtari vazhdon lojën. (VIDEO)

64’ Hilaj krijon hapësirë për të gjuajtur drejt portës por sfera devijohet jashtë. (VIDEO)

63’ Arifi hyn në fushë në vend të Fuast te skuadra durrsake.

60’ Zena merr vendin e Mingos në radhët e Kukësit.

59’ Adetola shfaqet i vetëm në të majtën në zonën durrsake, gjuajtja e tij është shumë larg portës.

57’ Lloci rrotullohet mirë në pozicion ballor jashtë zonës, gjuajtja e tij mposht Rrokun por përfundon duke prekur rrjetën e jashtme të katërkëndorit vendas. (VIDEO)

54’ Rast i pabesueshëm i Qaqit i cili pas zhvillimit të një goditje dënimi, i vetëm para portës fluturoi topin mbi traversë. (VIDEO)

48’ Aksion i mirë i Boçit nga e djathta, topi i tij në qendër nuk devijohet nga asnjë shok skuadre para portës.

46’ Hilaj merr vendin e Muratit në radhët e Kukësit në fillimin e pjesës së dytë.

45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Teutës.

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ GOOOL TEUTA! Pas një goditje dënimi nga e djathta, harkimi në zonë gjen Dacin i cili me kokë shënon golin e avantazhit. (VIDEO)

42’ Beqja provon nga jashtë zonës, por tentativa e tij është e lehtë dhe Rroku mbërthen topin.

38’ Kotobelli i shkakton faull Solodovnikov duke i shkelur këmbën në lojë pa top, gjyqtari nuk ndëshkon futbollistin e durrsakëve. (VIDEO)

36’ Ndeshja vazhdon me shumë përplasje dhe ndalesa loje për shkak të faulleve të lojtarëve të dy ekipeve.

29’ Depërtim në zonë i Dacit i cili gjuan, por ndalet nga shtylla e portës së verilindorëve. (VIDEO)

22′ Daci shkund rrjetën e Tafasit, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO) (VIDEO)

9’ Largohet Dragoshi, në lojë futet Momoh.

8’ Jazxhi gjuan me kokë drejt portës, por nuk arrin të shënjestrojë portën si duhet. (VIDEO)

3′ Daci gjuan drejt portës së Tafasit, por ky i fundit bën një pritje të mirë. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

KUKËSI: Rroku, Murati, Lamçe, Uahab, Dragoshi, Mingo, Selita, Duka, Zenunaj, Fejzaj, Solodovnikov
Trajner: Bledar Devolli

TEUTA: Vata; Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli; Beqja, Lloci, Faust; Boçi, Gjinollari, Daci
Trajner: Edi Martini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura