VIDEO/ Kryebashkiaku i PS bëhet viral në rrjetet sociale më premtimin e tij: Do ndërtohet kënd lojërash për moshat e treta

Mar 31, 2023 | 10:34
SHPËRNDAJE

Një premtim i bërë nga kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është bërë viral në rrjetet sociale.

Suli u ka premtuar të moshuarve të Kamzës se mund të luajnë në këndin e lojërave që do të ndërtohet në zonë.

Deklarata e tij është bërë në një intervistë që Suli ka dhënë për FaxNews dhe shpjegon planet e tij për mandatin e radhës si kryebashkiak, pasi ai rikandidon sërish në 14 maj.

“Jemi në përfundimin e rehabilitimit të kësaj zone ku do të ketë me kënd lojërash, me lulishte, flas për të gjitha moshat. Dhe për moshën e tretë që mund të lozin dhe mosha e tretë”,- thotë Suli ndër të tjera në video.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura