Një moment tepër emocionues u regjistruar në festën e titullit kampion të Karabakut në elitën e futbollit në Azerbajxhan, me protagonist Redon Xhixhën. Teksa sulmuesi shqiptar doli nga tuneli për t’iu drejtuar podiumit të medaljeve, në sfond u vendos kënga “Kuq e Zi”.
Këtë moment Xhixha ka zgjedhur ta ndajë edhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa nuk mungon as shqiponja dykrenare me duar.
Në këtë sezon sulmuesi 25-vjeçar u aktivizua 20 ndeshje, duke shënuar 2 gola. Karabaku ishte dominues absolut, duke e mbyllur sezonin në vendin e parë me një diferencë 15 pikë nga Zira e vendit të dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al