VIDEO/ “Ik pir***”, reagimi i lojtarit të Liverpulit bën namin në rrjet

Dec 24, 2021 | 18:16
SHPËRNDAJE

Liverpuli e mbylli vitin kalendarik me një fitore në kupë përballë Leisterit. Skuadra e Klop triumfoi pas goditjes së penalltive, por ajo që bëri bujë nuk ishte rezultati por diçka tjetër.

diego zhota

Sulmuesi Diego Zhota mori përsipër të godiste penalltinë e fundit, të cilën e shndërroi në gol duke i dhënë kualifikimin Liverpulit. Nga entuziazmi i madh mediat kanë kapur lojtarin duke ju drejtuar tifozëve të Leisterit me fjalë të rënda.

“Ik pir***”, i tha lojtari.

Videoja e këtij gjesti ka bërë namin nëpër rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura