VIDEO/ “I pakapshmi” Rei Manaj, sulmuesi shqiptar tund për herë të 14-të rrjetën në kampionat me një supergol

Feb 25, 2024 | 13:22
SHPËRNDAJE

Rei Manaj është kthyer në një makineri golash në Turqi, me sulmuesin shqiptar që ka tundur për herë të 14-të rrjetën në Superligën Turke, kësaj radhe kundër Pendiksporit të Endri Çekiçit.

 

rei manaj

Në minutën e 69’ të takimit, Manaj mori një top në mesfushë, kaloi në mënyrë spektakolare një mbrojtës dhe u nis në sprint për të mos u ndalur nga askush, i cili i vetëm përballë portierit nuk gaboi.

Përveç golave të shënuar në kampionat, 27-vjeçari ka tunudur rrjetën dhe katër herë në Kupë, duke shkuar kështu në kuotën e 18 golave këtë sezon.

VIDEO KËTU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura